Një skenë shokuese është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Albania, ku Jozefina Marku, e njohur si Jozi, ka humbur kontrollin pas eliminimit dhe ka goditur Gjestin në momentin e largimit nga shtëpia.
VIDEO
Ngjarja ndodhi pranë derës së daljes, nën sytë e banorëve dhe kamerave të spektaklit, duke shkaktuar kaos dhe tronditje si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Veprimi i Jozit ka alarmuar stafin dhe produksionin, ndërsa reagimi nuk vonoi. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Burime zyrtare konfirmojnë se policia ka ndërhyrë menjëherë pas incidentit dhe ka shoqëruar Jozefin Markun në komisariat për t’u marrë në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse do të ngrihen akuza penale për dhunë fizike, por situata është në ndjekje nga autoritetet.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Ndërkohë, produksioni i BBVIP pritet të dalë me një deklaratë zyrtare gjatë orëve në vijim, ndërsa rrjetet sociale janë “përvëluar” nga reagime, me shumicën që e konsiderojnë këtë veprim si të papranueshëm dhe të dënueshëm.
Kjo është hera e parë në historinë e Big Brother VIP Albania që një konkurrent përfundon në polici pas një incidenti fizik live në transmetim.
