Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Nuk jam djalë i keq”, bllokoi kredinë për Ukrainën, mbrohet kryeministri belg
Kryeministri belg Bart De Wever mbrojti me forcë refuzimin për të mbështetur një kredi prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën. Ai këmbënguli se shtetet e tjera anëtare duhet të ndajnë risqet financiare dhe ligjore përpara se ai te japë dritën jeshile. Duke folur për gazetarët në Bruksel pas një samiti që shfaqi ndasi të thella mes liderëve të BE, De Wever tha se Belgjika, e cila edhe mban asetet e nrgira të Moskës që do të financonin kredinë për rindërtimin e Ukrainës, ishte e ekspozuar që tani ndaj rreziqeve përmes një skeme tjetër 45 miliardë euroshe që përdor përfitimet nga asetet ruse të mbajtura nga Euroclear. Duke ju referuar një artikulli të “Politico”, kryeministri belg tha se nuk ishte një djalë i keq: “Nuk jam një...