Magjia e vjeshtës në Pogradec: Flamingot ‘vizitorët’ e rinj të liqenit

Magjia e vjeshtës në Pogradec: Flamingot ‘vizitorët’ e rinj të liqenit

Shpendët elegantë me ngjyrë rozë i shtuan bukurinë liqenit të Pogradecit. Në këto ditë vjeshte, flamingot hijeshuan ujërat e liqenit duke u kthyer në një atraksion të veçantë për vizitorët. Kushtet atmosferike të kombinuara me tërheqjen e ujit të liqenit, kanë krijuar minilaguna, ku tufat e flamingove pushojnë për 2-3 javë gjatë migrimit të tyre sezonal. Ky vit ka shënuar numrin më të madh të flamingove të parë ndonjëherë në Liqenin e Pogradecit. Sipas ekspertëve të mjedisit, kjo është një sjellje e natyrshme e flamingove. Flamingot vijnë nga pjesa jugore e Evropës, Turqia apo edhe veriu i Afrikës. Gjatë shtegtimit të tyre, ato vizitojnë zonat mesdhetare, përfshirë edhe detin Adriatik, Malin e Zi dhe Kroacinë. Liqeni i Pogradecit është për to një stacion tranzit, ku...