“Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani paralajmëron: SPAK dhe BKH nën survejim të celularit të Ballukut

“Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani paralajmëron: SPAK dhe BKH nën survejim të celularit të Ballukut

Anduena Llabani, e ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me hetimet që SPAK po kryen ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas Llabanit, hetimet e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë në një fazë inteligjente dhe të avancuar, dhe përfshijnë edhe bashkëpunëtorë të afërt të zv/kryeministres, por jo familjarë të saj. “Ka emra që janë bashkëpunëtorë të Ballukut nën survejimin e SPAK. Ajo që di është se SPAK dhe BKH kanë bërë punën inteligjente dhe verifikimin e veprimtarive. Mjafton që t’i sekuestrohet celulari Ballukut dhe provat do të jenë të pakontestueshme. Të qenit në pozita superiore të bën shpesh të pakujdesshëm, por edhe budalla,” deklaroi Llabani. Moderatorja përmendi se prokurori Dritan Prençi, i cili më...