Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
INSTAT/ Si mbyllet muaji për shumicën e shqiptarëve?
Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare, plot 55%, po përballen me vështirësi serioze për të mbyllur muajin. Sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët ndihen shumë më të varfër krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, ku vetëm 17% e qytetarëve e ndjejnë barrën ekonomike në këtë shkallë. Në rajon, tabloja mbetet më e butë: 34% e serbëve, rreth gjysma e malazezëve dhe po aq maqedonas deklarojnë se ndihen të varfër. Megjithatë, Shqipëria renditet ndër më të goditurat, e dyta pas Greqisë, ku 67% e popullsisë percepton se jeton në kushte varfërie. Eurostat mat jo vetëm varfërinë “zyrtare”, që lidhet me të ardhurat dhe mundësitë materiale, por edhe atë “subjektive”, pra mënyrën se si qytetarët e ndjejnë realisht jetesën e tyre. Dhe pikërisht këtu, perceptimi në...