Raporti i ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PS thyen heshtjen

Raporti i ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PS thyen heshtjen

Kryetari i komisioni të Ligjeve, Ulsi Manja komentoi raportin e ODIHR, i cili kritikon PS për përdorimin e administratës dhe sistemit të patronazhimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Manja u shpreh se gjetjet e ODIHR mbështeten konstatimet e PD pas zgjedhjeve. Me ketë koment ai kaloi direkt në faqet e fundit, tek rekomandimet. “Përsa i përket konstatimeve janë ata që besoj pas 11 majit i di çdo shqiptar se sa janë theksuar nga opozita jo një po disa herë edhe në seancë plenare”, tha Manja. Në mbledhjen e sotme, demokratët paraqitën pasazhet e dokumentet të ODIHR në Kuvendin e Shqipërisë, që sipas tyre janë më të detajuara si asnjëherë më parë. Në mbledhjen e përbashkët të komisionit të ligjeve dhe për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin...