Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Vetëm 1 në 11 studentë jeton sot te Qytet Studenti”,Xhaferri paralajmëron emergjencë për arsimin:35 milionë euro për..
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është shprehur në një reagim se kushtet dhe tarifat në rritje kanë bërë që studentët të braktisin Qytetin Studenti. Në postimin e tij në Facebook, Xhaferri shprehet se Bashkia Tiranë ka akorduar 5 miliardë lekë për fasada në Qytetin Studenti dhe po zbaton një projekt 35 milionë euro për rikonstruksionin e 19 godinave, ndërkohë që shumica e konvikteve mbeten të amortizuara. Deputeti thotë se kjo ka nxjerrë studentët përballë agjencive imobiliare, që i tarifojnë me çmime të kripura, për të cilat thotë se janë derivat i pastrimit të parave në ndërtim. Xhaferri thekson se duhet të kthehen sytë nga këto pak studentë që kanë mbetur në vend. Postimi i plotë: Studentët i përzënë nga konvikti i QS, i ekspozojnë...