Tregu vendas në Kinë, nxitësi kryesor i rritjes gjatë pesë vjetëve të ardhshëm

Tregu vendas në Kinë, nxitësi kryesor i rritjes gjatë pesë vjetëve të ardhshëm

Kreu i organit më të lartë të planifikimit ekonomik të Kinës ka theksuar rëndësinë e forcimit të bazës ekonomike të brendshme, duke u zotuar për rritjen e kërkesës së brendshme dhe krijimin e një tregu të unifikuar kombëtar në pesë vjetët e ardhshëm. Zheng Shanjie, kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, duke komentuar mbi rëndësinë e krijimit të një tregu të brendshëm të fortë, theksoi se ekonomitë e mëdha drejtohen nga kërkesa e brendshme dhe tregjet janë burimi më i rrallë në botë. Sipas tij, kjo ka rëndësi strategjike në përpjekjen për të arritur modernizimin socialist deri në vitin 2035. Dokumenti thotë se Kina do të ndërmarrë nisma për të nxitur shpenzimet, për një përdorim më të madh të shërbimeve dhe për të...