Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rregulla të reja për monopatinat/ Institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor
12 ditë pas vendimit për pezullimin e lëvizjeve të qytetarëve më monopatina elektrike, institucionet pritet të vendosin rregulla të reja për përdorimin e tyre. Ministria e Brendshme ka mbledhur të gjithë aktorët kryesorë të sigurisë rrugore për të hartuar kuadrin ligjor. Këtë të premte Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një tryezë ndërinstitucionale me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, ARRSH, DPSHTRR, Bashkisë dhe ekspertëve të fushës. Diskutimet u fokusuan në hartimin e rregullave të qarkullimit dhe sigurisë për monopatinat elektrike. Burime për A2CNN bëjnë me dije se pritet të ndërhyhet në Kodin Rrugor për t’u vendosur edhe rregullat për përdorimin e monopatinave elektrike. Përmes kuadrit të ri ligjor, do të vendosen standardet teknike të mjeteve, rregullat e përdorimit, zonat ku do...