Koordinimi i Reagimit ndaj Fatkeqësive/ Ukraina kërkon mbështetje nga Qendra Euro-Atlantike e NATO-s

Koordinimi i Reagimit ndaj Fatkeqësive/ Ukraina kërkon mbështetje nga Qendra Euro-Atlantike e NATO-s

Ukraina ka kërkuar mbështetje nga Qendra Euro-Atlantike e NATO-s për Koordinimin e Reagimit ndaj Fatkeqësive (EADRCC). NATO bëri një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen ku thuhet se “Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare përmes EADRCC, mekanizmit të NATO-s për reagim ndaj emergjencave”. Në deklaratë tërhiqet vëmendja se sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë ndikuar në mënyrë serioze popullsinë civile të vendit dhe se sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e banesave, ujit, energjisë elektrike, ngrohjes dhe asaj publike. Kërkesa në fjalë ka për qëllim ofrimin e ndihmës për të rritur kapacitetin e mbështetjes humanitare, duke përfshirë sigurimin e ujit, ushqimit dhe karburantit. Artikujt e ndihmës të kërkuar nga Ukraina përmes EADRCC përfshijnë kamionë me pajisje për ruajtjen e ushqimit,...