Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
EMRI-FOTO/ Drejtonte grupin më të madh të shpërndarjes së kokainës në Britani, arrestohet 34-vjeçari shqiptar
Gjykata britanike ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar i cili akuzohet si “koka” e një rrjeti narkotrafiku në zonën e Chesterit. Mediat britanike raportojnë se 34-vjeçari shqiptar Meltjan Isufi, ishte ai i cili drejtonte grupin e shpërndarjes së kokainës në zonën e Chesterit. Raportohet se grupi i drejtuar nga Isufi shiste brenda ditës doza kokainë për rreth 800 klientë. Meltjan isufi, 34-vjeçari i arrestuar Isufi është dënuar me gjashtë vite burg, pas një hetimi të gjatë të policisë angleze. Hetimet nisën më 23 dhjetor 2024, kur policia arrestoi një person tjetër në Chester dhe gjatë kontrollit në banesën e tij gjeti një sasi të madhe kokaine. Analizat laboratorike zbuluan ADN-në e Isufit në njërën nga pakot, duke çuar më pas në identifikimin dhe arrestimin e tij....