Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës
SPAK ka çuar për gjykim në GJKKO kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje. Pas hetimeve të bëra nga SPAK rezulton se Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik Partia Socialdemokrate Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 23.10.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës...