Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Çmimi i ri i energjisë për makinat elektrike, zv ministri: Do ndikojë vetëm në një kategori klientësh
Nga data 1 nëntor hyn në fuqi çmimi i ri i energjisë për karikimin e makinave elektrike në pikat e dedikuara të karikimit të shpejtë. Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besian Kadiu, në një intervistë për Klan News, sqaroi se ndryshimi nuk prek konsumatorët e zakonshëm, por vetëm një kategori të caktuar klientësh, të lidhur me rrjetin elektrik me fuqi 11 kilovat. “Me një vendim të Entit Rregullator të Energjisë janë përcaktuar çmimet e reja të furnizimit me energji për një grup klientësh, që janë të lidhur me një fuqi 11 kilovat. Çmimi i përcaktuar është 22 lekë për kilovat orë dhe në periudhën e pikut 25.3 lekë”, shpjegoi Kadiu. Zëvendësministri theksoi se “nuk ka rritje të çmimit të energjisë në përgjithësi”, por një rishikim...