Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Viroza dhe grip, mbi 200 qytetarë çdo ditë në urgjencën”, mjeku ngre alarmin dhe apelon qytetarët: Bëni vaksinën
Në spitalin e Elbasanit po shënohet një rritje e ndjeshme e numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të virozave sezonale. Sipas mjekut të urgjencës, çdo ditë paraqiten mbi 200 pacientë, një shifër më e lartë se zakonisht për këtë periudhë. Pacientët raportojnë temperaturë të lartë, diarre dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa ndër ta ka edhe persona me sëmundje kronike që kërkojnë trajtim më të specializuar dhe mbahen te shtruar ne spital. Shefi i Urgjencës në spitalin e Elbasanit, Ergys Mici, thotë se situata është nën kontroll, por thekson se rastet po shtohen çdo ditë dhe apelon për kujdes të shtuar, veçanërisht te femijet, të moshuarit dhe të sëmurët kronike. Në të njëjtën kohë, ka nisur fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal në...