Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Bllokimi i monopatinave/ Koçiu: Masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një tryezë diskutimi me disa nga institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, lidhur me bllokimin e lëvizjes së monopatinave elektrike. Pas takimit, ministrja Koçiu shpjegoi në rrjete sociale se pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre. “Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit”, shkruan Koçiu. Ajo shprehet se në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, në fokus të diskutimeve ishte hartimi i rregullave të reja që...