Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

E premtja mbyll zyrtarisht afatin për regjistrimin e kandidatëve që do të kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet e 9 nëntorit, në pesë bashki pa kryetar. Deri në mesnatë, partitë politike duhet të dorëzojnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentet dhe emrat përfundimtarë të garuesve në pesë bashkitë ku do të zhvillohet votimi. Ndërkohë, kandidatët e pavarur e kanë mbyllur më herët procesin. Ata kanë dorëzuar në KQZ edhe firmat mbështetëse të qytetarëve, duke siguruar të drejtën për të qenë pjesë e garës. Deri në mesditë, nga forcat kryesore ka dorëzuar dokumentacionin për regjistrim Partia Socialiste, me kandidatët Ervin Ceca për Beratin dhe Brunilda Mersini për Vlorën. Më 9 nëntor, qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do të rikthehen në qendrat e votimit...