Sulmi kibernetik ndaj SPAK, GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e burgut të Vlorës

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e burgut të Vlorës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur vazhdimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak Gjoni. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Bani pas shqyrtimit të kërkesës së të pandehurit për : “Dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në ngarkim të personit nën hetim”. Njoftimi i GJKKO: 1. Kërkuesi Zambak Gjoni me datë 03.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në ngarkim të personit nën hetim”, baza ligjore neni 246 i K.Pr.Penale. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani,...