Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë janë ndërprerë, arsyeja një reklamë kundër tarifave

Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë janë ndërprerë, arsyeja një reklamë kundër tarifave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpallur fundin e menjëhershëm të të gjitha negociatave tregtare me Kanadanë, pas publikimit të një reklame kritike ndaj tarifave që ai ka vendosur kundër këtij vendi.Reklama, e sponsorizuar nga qeveria e provincës kanadeze të Ontarios, citoi paraardhësin e Trump, ish-presidentin Ronald Reagan, një ikonë e konservatorizmit amerikan, i cili në një fjalim kishte deklaruar se tarifat “dëmtojnë çdo amerikan”.Trump shkroi në rrjetet sociale se reklama ishte “E RREME” (FAKE) dhe “e papranueshme”, duke shtuar se bisedimet tregtare “NDËRPRITEN ME EFEKT TË MENJËHERSHËM” (HEREBY TERMINATED).Administrata e tij ka vendosur një tarifë 35% për shumë produkte të importuara nga Kanadaja, si dhe taksa specifike për sektorë të caktuar si industria e makinave dhe e çelikut. Ontario është goditur më fort se...