Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Edhe dy ditë kohë, Albin Kurtit po i skadon afati për prezantimin e qeverisë së re
Edhe dy ditë kohë ka Albin Kurti për të formimuar qeverisë dhe për të paraqitur programin e përbërjen para Kuvendit. Vendi ka mbetur me ekzekutiv në detyrë e pa kuvend funksional për gati një vit, duke rrezikuar edhe funksionalizimin e vetë shtetit. Për shkak të kufizimeve, qeveria në detyrë nuk ka nxjerrë akoma ligjin për buxhetin për vitin e ardhshëm. E nëse vendi nuk formon qeverinë brenda vitit atëherë shteti mund të funksionojë vetëm në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm me 1/12 e buxhetit. Krahas kësaj, shumë institucione të pavarura, bordi i të cilave zgjidhet përmes Kuvendit po rrezikojnë funksionalizimin si pasojë e kësaj bllokade. Ndërkohë, Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që nuk ka përfituar nga Plani i Rritjes së...