Avokatët i rikthehen seancave gjyqësore ditën e hënë, 5 ditë nga bojkoti pas arrestimit të Ulian Barjamit

Avokatët i rikthehen seancave gjyqësore ditën e hënë, 5 ditë nga bojkoti pas arrestimit të Ulian Barjamit

Të gjithë avokatët do t’i rikthehen seancave gjyqësore ditën e hënë. Ishte një vendim i lëshuar nga Dhoma e Avokatisë që vendosi bojkot në shenjë proteste, të seancave gjyqësore, nga data 20 deri më datë 25 tetor pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami. Përjashtim nga vendimi bënin seancat për përcaktimin e masave të sigurisë. Ulian Barjami u arrestua më datë 18 tetor pas një përplasje në sallën e gjyqit të Elbasanit me prokurorin Gjergji Ceka. Barjami u arrestua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas pretendimeve se avokati kërcënoi në gjykatë prokurorin pasi përdori frazën ‘do të merrem personalisht me ty’. Avokati Barjami u lirua nga qelia mbrëmjen e 20 tetorit, ndërsa avokatët vijuan bojkotin, i cili preku të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë dhe Kushtetuesen.