Berisha tha se u arratis, reagon Tom Doshi: O mashtrues, ke 20 vite që shpif

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, postim i cili u fshi pas disa minutash, deklaroi se kreu i PSD-së, Tom Doshi ishte arratisur nga vendi.
Sipss Berishës, SPAK i kishte prerë urdhër-arresti Doshit dhe për këtë arsye ai ishte larguar nga vendi.
“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.

Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruante Berisha.

I menjëhershëm ishte reagimi i Tom Doshit, i cili postoi një foto duke pirë kafe në qendër të Tiranës.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Tom Doshi, ndërkohë që shfaqet krah dy djemve të tij dhe familjarëve duke konsumuar kafen në një nga lokalet e kryeqytetit.