Forcimi i lekut, qeveria kursen mbi 107 mln euro nga shërbimi i borxhit në 9-mujor

Forcimi i lekut, qeveria kursen mbi 107 mln euro nga shërbimi i borxhit në 9-mujor

Forcimi i vazhdueshëm i lekut ndaj euros, pavarësisht se ka vënë në vështirësi eksportet dhe sektorin e prodhimit në vend, i ka shërbyer për mirë qeverisë duke ulur kostot e borxhit të jashtëm.Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, ripagesat e borxhit të jashtëm janë ulur me rreth 9.37 miliardë lekë, kryesisht për shkak të efektit pozitiv të kursit të këmbimit.Ky faktor ka ndikuar gjithashtu në reduktimin e huamarrjes afatgjatë nëpërmjet eurobondit me rreth 1.35 miliardë lekë, duke reflektuar përmirësimin e vlerës së lekut kundrejt monedhave të huaja në të cilat shprehet borxhi. Efektet e drejtpërdrejta të kursit të këmbimit në shërbimin e borxhit të jashtëm në janë 10.7 miliardë lekë kursime ose mbi 107 mln euro.Si rrjedhojë e këtyre përmirësimeve, është...