Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
E akuzoi se është arratisur i frikësuar, pas fotos së publikuar nga Tom Doshi, Berisha fshin postimin
Kreu i PD Sali Berisha akuzoi sot kreun e PSD-së Tomë Doshi se ishte arratisur në përpjekje për t’i shpëtuar një urdhër arresti të SPAK. Pak minuta më pas Doshi reagoi duke publikuar një foto nga Tirana, ku krahas shkruante: O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti! Menjëherë më pas, Berisha ka fshirë nga rrjetet sociale postimin e parë.