‘U arratis pas urdhërarrestit nga SPAK’, Tom Doshi-Berishës: O mashtrues, jam në mes të Tiranës! Kreu i PD fshin postimin

‘U arratis pas urdhërarrestit nga SPAK’, Tom Doshi-Berishës: O mashtrues, jam në mes të Tiranës! Kreu i PD fshin postimin

Kreu i PD, Sali Berisha dhe drejtuesi i PSD-së, Tom Doshi janë përfshirë në replika në distancë. Ishte i pari Sali Berisha që me një postim në Facebook, pretendoi se SPAK kishte lëshuar një urdhër arrest ndaj Tom Doshit, por ai ishte arratisur.  “Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.  Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkroi Berisha.  Tom Doshi iu përgjigj duke ndarë një foto nga Tirana dhe e quajti mashtrues.  “O Sali mashtruesi! Për 20...