Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
“Samiti” i turizmit, bien polakët, italianët në vend numëro, rriten gjermanët dhe francezët
Shqipëria turistike duket se nuk po gjen qëndrueshmëri në tregjet që e preferojnë. Teksa viteve të fundit ishin polakët dhe italianët ata që po bëheshin ambasadorët më të mëdhenj të destinacionit duket se këtë vit këto janë grupet më të lëkundura.Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave për shtetet nga kanë ardhur vizitorët e huaj tregojnë se për 9 mujorin ka një rënie të numrit të polakëve në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tkurrje ishte me 9.2 për qind çka përkon me rreth 27 mijë polakë më pak në Shqipëri krahasuar me vitin e shkuar. Kjo rënie i atribuohet kryesisht polakëve që kanë ardhur individualisht viteve të fundit, jo në formë të organizuar dhe ku kontributin kryesor e ka...