“Ai po merr frymë lirisht”/ Rikthehet në Itali profesori që u përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari shqiptar 

“Ai po merr frymë lirisht”/ Rikthehet në Itali profesori që u përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari shqiptar 

Michele D’Angelo, profesori italian i biologjisë i cili u përfshi në aksidentin tragjik të 8 gushtit në aksin Levan-Fier, është rikthyer në atdhe.  44-vjeçari i cili prej gushtit po mbahej në qeli, pasditen e 23 tetorit së bashku me partneren e tij Vanessa Castelli, ka zbarkuar në aeroportin e Fiumicinos- në Romë dhe më pas është drejtuar për në L’Aquila, në qytezën e tij ku dhe prej vitesh jep mësime në Universitet.  Lajmi për lirimin e 44-vjeçarit italian është bërë me dije nga mediat italiane. Më tej thuhet se transferimi i Michele D’Angelo është kryer mes sekretit maksimal nga ana e autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare.  Drejtësia shqiptare ka caktuar ndaj tij një masë më të lehtë sigurie. Sipas partneres së D’Angelo, ai do të...