Zbulohet arsyeja/ Pse mungoi Altin Dumani në seancën çelëse të legjislaturës së re parlamentare?

Zbulohet arsyeja/ Pse mungoi Altin Dumani në seancën çelëse të legjislaturës së re parlamentare?

Në seancën e parë plenare të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, vëmendje të veçantë mori mungesa e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.  Pyetur zyrtarisht nga mediat, SPAK sqaron se kryeprokurori Altin Dumani, ka pasur një agjendë të paracaktuar, dhe për këtë shkak, nuk mundi të merrte pjesë në çeljen e legjislaturës së re parlamentare.  “Në përgjigje të kërkesës suaj, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z.Altin Dumani, për shkak të një agjende të paracaktuar e pati të pamundur të ishte i pranishëm në seancës çelëse të legjislaturës së re parlamentare”-thuhet në përgjigjen e SPAK.