Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Manet: Do të doja ta lexoja tani shkrimin e mrekullueshëm që do të bëni për mua sapo të vdes…
Édouard Manet Nga Zija Vukaj Édouard Manet: “S’do të më vinte keq sikur të mund të lexoja, tani që jam gjallë, shkrimin e mrekullueshëm që do të bëni për mua sapo të vdes.” Këto pak fjalë që piktori i dërgoi kritikut Albert Wolff, kur tashmë aktiviteti i tij artistik po i drejtohej fundit, mund të jenë një lloj embleme për Manet. Por fati i tij nuk ishte i veçuar: në klimën e konformizmit tradicional të Perandorisë së Dytë, në Parisin që ziente në zgripin mes dy epokave, mosmarrëveshja dhe urrejtja zyrtare qenë pengesa me të cilën duhej të përplaseshin të gjithë apo, thuajse piktorët më të mëdhenj të kohës. Atij, Édouard Manet, i takoi, mbase, privilegji i përvojës së parë. Sepse qe ai që i...