Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
E kemi mësuar gabim: Kristofor Kolombi nuk e zbuloi Amerikën?
Amerikanët e kanë ditë pushimi 12 tetorin për të festuar Ditën e Kolombit. Përkujtohet, çdo vit, 12 tetori i vitit 1492, kur eksploruesi italian Kristofor Kolombi zyrtarisht shkeli në Amerikë dhe e shpalli atë tokë të Spanjës. Si festë kombëtare daton që nga viti 1937. Zakonisht thuhet se “Kolombi zbuloi Amerikën”. Do të ishte më e saktë ndoshta të thuhet se ai e prezantoi Amerikën tek Evropa Perëndimore, gjatë katër udhëtimeve të tij në rajon midis viteve 1492 dhe 1502.Është gjithashtu me vend të thuhet se ai hapi rrugën për një fluks masiv të evropianëve perëndimorë që përfundimisht do të formonin disa kombe të reja përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën. Por të thuash se ai “zbuloi” Amerikën është një term disi i gabuar...