Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës/ U ekstradua nga Spanja, del sot para GJKKO-së

Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës/ U ekstradua nga Spanja, del sot para GJKKO-së

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Spanja. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale J.K 31 vjeç, i cili akuzohet nga SPAK, se në shkurt 2025, në bashkëpunim me persona të tjerë, vodhi 200,000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit dhe korruptoi punonjës të Policisë për realizimin e veprës. Gjykata e Krimeve të Rënda i kishte caktuar J. K. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, Kontrabanda me mallra të akcizës ose me pezullim të detyrimeve doganore dhe vjedhja, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i Policisë: Interpol Tirana/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi,...