Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Turizmi bën kthesë në vjeshtë, të huajt u rritën me 9.9 për qind në shtator
Pavarësisht një vere të zbehtë, vjeshta ashtu sikurse edhe pritej ka shënuar një pikë kthese për turizmin me një rritje më të dukshme të të huajve përgjatë shtatorit.Të dhënat zyrtare të lëvizjes së shtetasve publikuar nga Instituti i Statistikave tregojnë për 1.28 milionë vizitorë të huaj në muajin shtator ndërsa hyrjet e 9-mujorit shënojnë 10.22 milionë për këtë grup.“Gjatë muajit Shtator 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.965.601 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 9,5%, krahasuar me Shtator 2024. 2.127.386 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 10,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në Shtator 2025, numri...