Inceneratori i Fierit/ Lefter Koka mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit të mjedisit Lefter Koka për lirim nga qelia. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit
Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
Gjyqtari Xhevdet Lika tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet të mbajë kontante me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryerjë vepra të tjera penale.
Lefter Koka është dënuar në shkallë të parë me 6.8 vite burg për inceneratorin e Fierit, ndërsa për Tiranën është dënuar me 2 vite.
Asnjëra nga vendimet nuk ka marrë formë të prerë në Apelin e Posaçëm. Për inceneratorin e Fierit, Koka pretendon se e ka ezauruar dënimin, me kohën e qëndrimit në paraburgim, referuar nenit 261 te kodit te procedurës penale pika 1/C, qe parashikon shuarjen e masës se sigurisë.