Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Lituania thërret diplomatin rus pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë
Lituania ka thirrur të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Rusisë në Vilnius në një takim sqarues, si dhe e ka kundërshtuar fuqishëm atë që e quajti hyrje të dy avionëve rusë në hapësirën e saj ajrore më 23 tetor. Ushtria lituane tha në një komunikatë se një avion luftarak, Sukhoi SU-30, dhe një avion cisternë, IL-78, nga enklava ruse e Kaliningradit kaluan në hapësirën ajrore të Lituanisë për 18 sekonda, mbase gjatë stërvitjeve për furnizim me karburant në ajër. Vilniusi i kërkoi Rusisë të “shpjegojë menjëherë” arsyet e shkeljes së hapësirës ajrore të Lituanisë dhe t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme për ta parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen”, thuhej në komunikatë. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, e quajti këtë...