Servili kënaqet kur kënaqet shefi, zymtohet kur shefi asht i zymtë!

Tung, i dashur servil me diplomë!, Nga Petrit Palushi

Duart e servilit në vazhdimësi vetëm duke duartrokitë shefat.Servili kënaqet kur kënaqet shefi, zymtohet kur shefi asht i zymtë… por, zemërohet kur nuk arrin me pa edhe andrrat që sheh shefi…Kur i thotë me mesazh shefit “Mirëmëngjes”, e shefi nuk ia kthen, i shkruan prapë duke kujtu se shefi s’e ka marrë mesazhin.

Kur i ndërrohet shefi, krejt sy e veshë te shefi i ri, me u shfaqë sërish në shëmtinë e vet të sahershme…

ObserverKult

—————————————

Lexo edhe:

MË MIRË MES KORBAVE SE MES SERVILËVE…DHE THËNIE TJERA PËR SERVILIZMIN

Servili, a ka gjë më të shpifur? Njerëz që përulen orë e çast duke u bërë lajka më të fuqishmëve, për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Çdokund ndeshemi me puthador të tillë….ObserverKult ju sjell disa shprehje që përkufizojnë dukurinë, por edhe karakterin e personave të tillë.

Pasioni më i madh i këtij shekulli është servilizmi./ Albert CamusS’ka plaçkë më të mirë se lajkat./ Miguel ServantesKush di të lëpijë di edhe të kafshojë./ Blaise PascalKini parasysh që të gjithë servilët jetojnë në kurriz të atyre që ua vënë veshin./ Jean de la FontaineAsgjë nuk urrej më shumë se njeriun që tjetër mbrun në gji e tjetër flet me gojë./ HomeriMë mirë mes korbave se mes servilëve, të parët të shqyejnë për së vdekuri, të dytët për së gjalli./ AntisteniKush di të lajkatojë di edhe të shpifë./ BalzakuTë shumtë janë ata që puthin duart që do donin t’i kafshonin./ Francois de la RochefoucaldNjeriu do lajkatarët, por respekton kritikuesit./ Nicolas Gomez DavilaMos i beso kurrë atij që flet mirë për të gjithë./ John Collins

ObserverKult

Lexo edhe:

KUR HYP I LIGU NË PUSHTET, S’E NJEH AS BABËN E VET!

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *