“Nëse gjeli këndon në mbrëmje- vdes një mik”/ Ja disa bestytni shqiptare për miqtë…

“Nëse gjeli këndon në mbrëmje- vdes një mik”/ Ja disa bestytni shqiptare për miqtë…

Në librin “Doke e Zakone shqiptare”, mbledhur nga At’ Donat Kurti dhe botuar pas vdekjes së tij nga françeskanët shqiptarë, në fund të çdo kapitulli vendosen bestytnitë që lidhen me çdo krahinë e zakon. Kështu, në fund të kapitullit “Miqsija në Dukagjin”, në pikën e katërt shkruhet: Bestytnitë në lidhje me miq: – Kur gatojca (gruaja që po gatuan), tuj ngjeshë brumin e bukës, len pa dashtë në gisht nji quk (pak) brumë, thohet se vjen nji mik (Dukagjin). – Kur, tuj u ndezë krandet (drunj të hollë e të thatë që përdoren për të ndezur zjarrin) në zjarm, çohet nji krande piripuq përpjetë e jep flakë të shpejtë, thohet se vjen nji mik (Dukagjin e Malsi e Madhe). – Kur grueja bjen në sofër...