Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë, si pjesë e operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”, pas një bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Kosovës. Oltion Shehu, me origjinë nga Tepelena, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore e Gjakovës, e cila në shkurt 2025 i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ndërkohë, Interpol Tirana po vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet kosovare për ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Kosovës, ku do të përballet me drejtësinë.