Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vdekja e papritur e mjeshtrit 29-vjeçar të shahut, Federata Botërore merr nën hetim ish-kampionin. Ja akuza
Ish-kampioni botëror i shahut, Vladimir Kramnik, po hetohet për ngacmim dhe bullizëm pas vdekjes së shahistit amerikan Daniel Naroditsky, ka njoftuar organi qeverisës botëror i shahut, FIDE. Naroditsky, mjeshtër i madh amerikan i shahut, i cili kishte fituar një ndjekje të gjerë online përmes transmetimeve “streaming” dhe mësimdhënies, vdiq papritur në moshën 29-vjeçare, sipas një deklarate të publikuar nga familja e tij përmes Qendrës së Shahut të Charlotte-s të hënën. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur. Kramnik, mjeshtër i madh dhe kampion botëror i shahut midis viteve 2000 dhe 2007, kishte akuzuar në mënyrë të përsëritur Naroditsky-n për “mashtrim në lojërat online”.Naroditsky i kishte mohuar akuzat dhe, gjatë transmetimit të tij të fundit në “Twitch” javën e kaluar, foli për ndikimin psikologjik që kishte pasur ndaj tij fushata e Kramnikut. “Problemi është se, që nga...