Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Raporti i OSBE “damkos” mediat si të kapura/ Zogaj: U shërbejnë pushtetit dhe opozitës! Bushati: I shërbejnë partisë që i jep lekë o Preç…
Preç Zogaj dhe Andi Bushati kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me konstatimet e raportit të OSBE/ODIHR për mediat, të cilat cilësohen si të paguara nga pushteti. Zogaj deklaroi se mediat favorizojnë mazhorancën dhe opozitën në kurriz të partive të vogla, ndërkohë që Bushati e vuri theksin te kapja e mediave nga mazhoranca, e cila i paguan me para publike. Debati: Preç Zogaj: Mendoj se ky është paragraf i rëndë, që ngre shqetësim për pozicionin që ka media kundrejt qeverisë. Është një akuzë që u bëhet mediave kryesore, që janë vënë prej kohësh, në rolin e menteshave të qeverisë, por edhe më shumë se kaq, të kastës politike plurale, në pushtet dhe opozitë. Në fushatën elektorale, pozicioni i mediave, matet me atë që quhet respektimi i parimit të par-condition, kushteve të barabarta....