Arrestohet 49-vjeçari nga Tepelena/ I kërkuar në Kosovë për drogë, kapet në Tiranë, pritet ekstradimi

Arrestohet 49-vjeçari nga Tepelena/ I kërkuar në Kosovë për drogë, kapet në Tiranë, pritet ekstradimi

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 69”, në kuadër të të cilit është arrestuar në Tiranë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për kultivim të bimëve narkotike. Njoftimi i Policisë:Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 69”. Kapet në Tiranë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, një shtetas shqiptar, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe partneritetit të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 69”, shtetasin O. Sh., 49 vjeç, të lindur në Tepelenë. Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata...