“Shteti i ka harruar”/ Braktisja e të moshuarve, flet pedagogia: Janë në duart e neglizhencës

“Shteti i ka harruar”/ Braktisja e të moshuarve, flet pedagogia: Janë në duart e neglizhencës

E ftuar në një emision televiziv, Suela Koçibellinj, aktiviste dhe pedagoge, foli mbi gjendjen alarmante të të moshuarve në qendrat rezidenciale, ku u shpreh se neglizhenca institucionale, braktisja dhe mungesa e ilaçeve po e thellojnë krizën humane në këto ambiente. Koçibellinj theksoi se shumica e të moshuarve që përfundojnë në azilet shtetërore janë persona të pamundur, të braktisur ose me probleme të thella ekonomike, ndërsa ata që kanë mundësi për qendrat private përballen me kosto të papërballueshme. Sipas saj, mungesa e kujdesit mjekësor, e psikiatrëve dhe mbi të gjitha mungesa e ilaçeve, e kthen jetesën në këto institucione në një realitet të trishtë, ku të moshuarit mbeten pa trajtim dhe pa dinjitet. Pjesë nga deklarata: Flasim për statistikën e atyre të moshuarve që ne kemi...