Merz kërkon “kthesë kulturore” në BE: Komisioni duhet të ulë realisht burokracinë

Merz kërkon “kthesë kulturore” në BE: Komisioni duhet të ulë realisht burokracinë

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz në samitin e BE-së në Bruksel i bëri thirrje Komisionit të BE-së për të vepruar me vendosmëri në uljen e burokracisë. “Ne na duhet në BE një kthesë e vërtetë kulturore”, tha kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz. Eshtë mirë, vazhdoi ai, që Komisioni i ka vënë vetes disa objektiva, por ato duhet të zbatohen. Në përgjithësi Komisioni ka marrë përsipër të ulë burokracinë prej nga do të gjenerohet një vlerë prej gati 40 miliardë eurosh. “Por deri tani janë realizuar gati 9 miliardë euro dhe janë zbatuar masa për vetëm 1,5 miliardë euro”, kritikoi Merz. “Ka ende shumë për të bërë. Sa është arritur deri tani nuk mjafton.” Lipsen reforma – Propozime nga Draghi dhe LettaQë të arrihet ky objektiv...