“Tentuan të më helmonin me çokollata”, presidenti sërish në shënjestër të atentateve

“Tentuan të më helmonin me çokollata”, presidenti sërish në shënjestër të atentateve

Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa tha se ishte viktimë e një tentative helmimi me çokollata dhe reçel, të marra gjatë një aktiviteti publik.  Ëmbëlsirat përmbanin tre kimikate në përqendrime të larta dhe kjo nuk mund të jetë e pavullnetshme”, tha Noboa në një intervistë për CNN.  Presidenti 37-vjeçar tha se substancat toksike nuk mund të kenë ardhur nga vetë produktet ose nga paketimi i tyre. Organi ushtarak përgjegjës për sigurinë e tij paraqiti një ankesë te prokurorët.  “Ne paraqitëm një ankesë, paraqitëm prova për përqendrimin e tre kimikateve”.  Është hera e dytë që administrata e Noboas ka pretenduar një atentat ndaj jetës së tij, mes protestave antiqeveritare të indigjenëve dhe krimit në rritje.  Më herët këtë muaj, qeveria tha se automjeti i Noboas mbante shenja plumbash pasi autokolona e tij u sulmua nga një grup protestuesish që...