Profesori dhe historiani bullgar, Aleksandar Grebenarov ka kritikuar qasjen që ka kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ndaj komunitetit bullgar në RMV, e po ashtu dhe ngecjen që po bën ai në procesin e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. “Nga Mickoski po vërejmë sulme negative kundër Bullgarisë, kundër politikës së jashtme bullgare.
I njëjti person tha para disa muajve se dëshiron nga BE që bullgarët të bëhen pjesë e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, pasi që vendi të anëtarësohet në BE, gjen arsyetime, mirëpo ai duhet ta dijë që BE nuk është Akademi Shkencore që merret me problematika shkencore siç po përmenden në këtë rast. Ai po përdor një retorikë kërcënuese ndaj Bullgarisë, mirëpo kjo mund edhe për shkak se janë zgjedhjet lokale akoma të pambyllura dhe ai dëshiron ta mbajë të bashkuar elektoratin e partisë së tij”, tha për televizionin në Maqedoninë e Veriut, Lajm Tv, historiani Grebenarov. Ai sqaroi se RMV-ja duhet patjetër të respektojë Propozimin Francez, sepse si pako e tillë, është miratuar nga Maqedonia e Veriut dhe nga Bullgaria. “Maqedonia e Veriut e ka obligim ta respektojë Propozimin Francez, ai dokument është pranuar si i tillë, është nënshkruar nga ish-ministrat e punëve të jashtme aso kohe, znj. Gençovska dhe z.Osmani. Nuk dua të hy në detaje historike, mirëpo Maqedonia në Mesjetë quhej “Bullgaria e Poshtme” dhe iluministët të cilët i njeh historia, flisnin dhe shkruanin bullgarisht, sepse nuk ka pasur as Maqedoni e as maqedonas në atë kohë. Deri në luftën e pare botërore mungojnë në histori termet “Maqedoni” ose “maqedonas”, sqaroi Grebenarov. Historiani bullgar shtoi se në Maqedoninë e Veriut ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare.
“Për një periudhe 10 vjeçare nga viti 2005 deri 2015 në RMV, 216 mijë qytetarë maqedonas kanë marrë pasaporta bullgare, ku kanë pranuar se kanë vetëdije bullgare” ka deklaruar ministri i Brendshëm i Bullgarisë. Duke u nisur nga ky rritem “Unë mendoj se aktualisht ka 250 mijë qytetarë maqedonas me pasaporta bullgare. Nëse vazhdon ky trend, atëherë maqedonasit do të luftojnë për vendin e tyre në kushtetutë “në detin” e mbushur me shqiptarë dhe bullgarë”, tha Grebenarov. Po si janë marrëdhëniet e sotme midis dy vendeve fqinje? ”Marrëdhëniet e tanishme janë kritike”, thotë historiani bullgar, Aleksandar Grebenarov. Sipas tij dhe kjo, “pavarësisht faktit se 10 deri 15 vitet e fundit, Bullgaria në çdo rast fatkeqësie ne zjarre, apo edhe në tërmetin e vitit 1963 ka qenë vendi i pare qe ka ndihmuar për kalimin e këtyre fatkeqësive.
Të mos harrojmë që Bullgaria ishte vendi i pare që e njohu pavarësinë e Maqedonisë se Veriut ne vitin 1992. Apo ndihma për pranimin e saj në OKB, apo në NATO ne vitin 2020. Dua te kujtoj se për zjarrin tragjik te 16 marsit, ne nje diskoteke, Bullgaria ishte e para qe kërkoi dhe mori për mjekim 14 të plagosur rende, me avionin Spartak, me ambulance etj. Ata erdhën në spitalet e Sofjes, Plovdivit, etj. Me ta erdhën edhe të afërmit e tyre. Qeveria bullgare e dha këtë ndihme të pakthyeshme në vlere 1.5 milionë leva. Përsëris se Bullgaria nuk është armike e Maqedonisë së Veriut. Bullgaria i njeh kufijtë e sotme, i njeh të drejtat e vetpercaktimit të qytetareve te Maqedonie se Veriut. Është koha që pushteti ne Shkup të rishqyrtojë pozicionin e vet ndaj fqinjit lindor, Bullgarisë dhe të pranojë dorën e shtrire, në mënyrë që të jetojmë pa konflikte, pa mosmarrëveshje së bashku në një familje të përbashkët në BE”.
Historiani Grebenarov: Në RMV ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare
