Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Probleme me qarkullimin rrugor/ Era e fortë rrëzon disa pemë në rrugën ‘Martin Camaj’, disa bllokime…
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën “Martin Camaj”, pranë pallatit 8-katësh, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe Policinë Bashkiake, ka ndërhyrë për pastrimin, lirimin dhe kontrollin e segmentit rrugor, duke mundësuar kalimin e sigurt të mjeteve dhe qytetarëve. Qarkullimi në zonë është tashmë i rikthyer në normalitet, ndërsa monitorimi i situatës vijon.