Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
BE 8 milionë euro për projektet e kulturës në rajon, fituesit prezantohen në Bylis
Në Bylis u prezantuan projektet fituese nga i gjithë rajoni në kuadër të programit Culture and Creativity for the Western Balkans (CC4WBs). Programi CC4WBs ka një mbështetje prej 8 milionë eurosh nga BE-ja, ku këto ditë u prezantuan projektet fituese nga gjithë rajoni, të cilat tregojnë se si kultura lidhet me aftësitë, ekonominë lokale dhe kapërcimin e kufijve kombëtarë. Në njoftim thuhet se kjo ditë dëshmoi se trashëgimia kulturore në Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm për t’u ruajtur, por edhe për t’u përdorur si mundësi, për të lidhur komunitetet dhe për t’i mbajtur vendet si Bylis-i në dialog të gjallë me të tashmen dhe të ardhmen evropiane. Silvio Gonzato Ambasadori i BE-së në Shqipëri tha se mbështetja për kulturën është edhe mënyrë për të kuptuar...