Raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit e vlerësoi ngritjen e task-forcës mes SPAK, për hetimin e krimeve zgjedhore. Për analistin Andi Bushati rezultati ka qenë zero, ndërsa për analistin Mentor Nazarko kjo task-forcë pati karakter parandalues, por ai shtoi se raporti në tërësi për zgjedhjet nuk e kualifikon Shqipërinë të aftë për të hyrë në BE.
Pjesë nga biseda
Andi Bushati: Nëse italianët thonë 2 muaj para zgjedhjeve se kanë të dhëna për bandën e Troplinëve, por ti nuk i merr asnjë masë, atëherë çfarë? Raporti flet për shitbleje-votash po çfarë shitblerje votash bëri si Task Forcë? Zero. Është si puna me DHL-në. S’ka faj edhe SPAK se shumë vëshgues thonë se policia nuk e ndihmoi.
Preç Zogaj: Raporti në këtë pikë është realist. E tregon qartë cili ka qenë pozicioni i SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ka marrë nota pozitive. Nëse ne u bëmë jehonë gjetjeve për problemet në media, adminsitratë, duhet të njohim edhe vlerësimin pozitiv për SPAK-un.
Ylli Rakipi: Nëse për mediat nuk kanë lënë gjithë të zezat pa thënë, SPAK në raport del shumë i bardhë.
Preç Zogaj: Duhet të marrim parasysh se SPAK, kur arreston Troplinët, nuk i merr këta për t’i rrahur, por do kohën e vet hetimi. Ka patur banda që SPAK i ka marrë pëpara zgjedhjeve. Nuk ka arsye pse të mos goditeshin edhe Troplinët. Bandat në 2025 kanë qenë më pak, edhe nga burgu ndikojnë. Ka një bilanc që jep shpresë për më mirë.
Ergys Mërtiri: Ka ndikuar prezenca e SPAK në uljen e krimit. E ka demotivuar atë.
Mentor Nazarko: Për këtë pjesë duhet të bashkojmë edhe dy momente: paraqitja e Dumanit në parlament për krimin zgjedhor ku i vuri në pozitë, kur tha se i kishin adresuar në kohë reale denoncimet. Së dyti kemi ankesën e PS që mekanizmi që vendosi SPAK dhe ai mund të ketë patur karakter parandalues. Kompanitë që punësojnë 500-1000 punonjës, ashtu si edhe administrata, aty bëhet krimi zgjedhor.
Preç Zogaj: Njerëzit votojnë në mënyrë të fshehtë.
Mentor Nazarko: Megjithatë, ky raport nuk e nxjerr Shqipërinë të kualifikuar për të hyrë në BE.
Debati për zgjedhjet/ Nazarko: Raporti i OSBE nuk e nxjerr Shqipërinë të kualifikuar për të hyrë në BE
