Berisha: Programi ynë është aq i mirë, sa edhe PS po e kopjon! Por kopja mbetet kopje, siç ndodhi me Nokia-n dhe iPhone-nNë prezantimin e programit të PD në Pallatin e Kongreseve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi rëndësinë historike të Kuvendit Kombëtar Elektoral dhe prezantoi projektin e ri për Shqipërinë, të cilin e cilësoi si një mundësi të panjohur për vendin pas 34 vitesh.Ai falënderoi liderët dhe delegatët e qarqeve të ndryshme, duke përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe të tjerë, për mbështetjen e tyre. Berisha kritikoi kundërshtarët politikë dhe e quajti projektin e PS-së një kopje të dobët të planit të PD-së, duke e krahasuar me dështimin e Nokia-s në përpjekjen për të kopjuar iPhone.“Të dashur delegate dhe delegatë të Kuvendit Kombëtar elektoral të PD.I dashur zoti Chris LaCivita, të dashur Paul, Phil, Bryan, Austin, miqtë tanë të nderuar të pranishëm.Të dashur të ftuar, përfaqësues të forcave të koalicionit të ardhshëm qeveritar.I dashur Renis, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju dhe opozitarëve kudo që ndodhen sot në Shqipëri, në diasporë dhe kudo që janë.Ky Kuvend është i një rëndësie historike, jo vetëm për PD dhe aleatët e saj, por ky Kuvend është i një historie historike për Shqipërinë, për shqiptarët, për transformimin e saj për dekadat që vijnë.Ndaj edhe njëherë shumë mirënjohje për ju.Mirënjohje dhe falënderim të veçantë kam unë për kryetarin e qarkut të Tiranës, zotin Belind Këlliçi, kandidatët e kryeqytetit dhe delegatët e këtij qyteti të bekuar.Për zotin Oerd Bylykbashi, kryetar i qarkut të Durrësit, kandidatët dhe delegatët, anëtarët dhe simpatizantët tanë të këtij qarku.Për zotin Tomorr Alizoti, udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit, kandidatët e këtij qarku, delegatët e tij dhe mbarë qytetarët e Elbasanit.Për zotin Gazment Bardhi, udhëheqës politik i qarkut të Fierit, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku, të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PD dhe opozitës shqiptare në këtë qark.Për zotin Bujar Leskaj, udhëheqës politik i qarkut të Vlorës, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku, mbarë qytetarët e Vlorës.Për zotin Agron Gjekmarkaj, kandidatët dhe delegatët e qarkut të Lezhës, mbarë qytetarët e Lezhës, mbështetës të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.Zotit Luçiano Boçi, udhëheqës politik i Shkodrës, Rozafa e lirisë, kandidatët e këtij qyteti, delegatët dhe mbarë qytetarët e Shkodrës.Për zotin Ivi Kaso, kandidatët dhe delegatët e qarkut të Korçës, në të cilin Ivi Kaso është udhëheqës politik.Për zotin Tritan Shehu, udhëheqës politik i qarkut të Gjirokastrës, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku.Për zotin Xhelal Mziu, udhëheqës politik i Dibrës, kandidatët dhe delegatët e këtij qarku, qytetarët e këtij qarku, mbështetës të palëkundur të PD.Për zotin Flamur Hoxha, udhëheqës politik i qarkut të Kukësit, kandidatët, delegatët dhe mbështetësit e opozitës shqiptare në këtë qark.Miqtë e mi, dy ditë Shqipëria përjeton një festë të vërtetë.Përjeton festën e shpresës, festën e optimizmit, festën e dinjitetit, festën e cila është e gjithë energjia e fitores së 11 majit.Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë.Një projekt aq i mirë, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë.Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më mirë të themi, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur.Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar.Asnjë nuk gënjehet.E mbani mend, Nokia tre dekada më parë ishte në zenitin e teknologjisë, por Apple nxori iPhonen e parë, shumë herë më lart se Nokia. Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, dështoi.Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë iPhonen e saj. Sepse kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet”, u shpreh Berisha.
Berisha: Programi ynë është aq i mirë, sa edhe PS po e kopjon! Por kopja mbetet kopje, siç ndodhi me Nokia-n dhe iPhone-n
