Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shqipëria ka bërë hapa pas”, Dervishi tregon pse po hesht PS për raportin e ODIHR: Presim nga Diella që të…
Gazetari Lutfi Dervishi duke folur për raportin e ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, tha se Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim për shkak të kërcënimit të administratës, shitblerjes së votës apo edhe patronazhimit. Dervishi vuri në dukje se ende nuk ka një reagim nga mazhoranca socialiste për këtë raport, duke supozuar se ajo po pret të ndodhë diçka tjetër që të mos flitet për të. Me ironi, Dervishi shtoi se një mendim për këtë raport po e pret dhe nga ministrja dixhitale. “Asgjë e re nga zgjedhjet. Nuk mësuam diçka që nuk e dinim nga ky raport. Në vitin 2025 ne kemi regres në zgjedhje. Regres te administrata, reagimi i policisë, patronazhimi. Kemi përkeqësim. Nuk më bën përshtypje raporti që ishte pak...