Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ju kërcënuat”/ Përplasje në studio,Boçi shpërthen ndaj socialistit: Dy komisionerë të PD u pushuan nga puna në Shkodër
Një debat ka pasur në një studio televizive mes nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe ish-kandidatit të PS për deputet Mirgit Vataj për çështjen e patronazhistëve. Teksa Vataj tregon disa raste gjatë fushatës që ka mësuar për anëtarë të PD që punojnë në administratë dhe nuk u ka ndodhur asgjë, Boçi solli në vëmendje një denoncim që ai kishte bërë në atë kohë se dy persona u shkarkuan nga kryebashkiaku i Shkodrës pasi ishin komisionerët të PD. “Në zonën që kam mbuluar unë, kam pas informacion për kryetarë grup seksionesh të Partisë Demokratike që janë në administratë. Asnjë nuk u lëviz nga puna, as u kërcënua. Punojnë në administratë dhe kanë punuar për PD dhe as i kam kërcënuar, intimiduar dhe vijojnë punën”, tha...