Tregjet nën monitorim për abuzime/ Autoriteti i Konkurrencës kërkon të bëjë përgjime si SPAK

Tregjet nën monitorim për abuzime/ Autoriteti i Konkurrencës kërkon të bëjë përgjime si SPAK

Shtatë tregje problematike u diskutuan në një seancë që zgjati gati 4 orë në Komisionin e Ekonomisë, ku për të prezantuar raportin vjetor ishte Autoriteti i Konkurrencës. Nga tregu i spitaleve private, tek sigurimet, karburantet, telefonia celulare, tregjet agro-ushqimore, tregu i çimentos e deri tek bankat, të gjithë sektorë me jetikë, për të cilët hetime janë kryer probleme janë konstatuar, e për një pjesë hetimet fillojnë.  Përpara ligjvënësve kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, kërkoi më shumë hapësira ligjore për të kryer hetime në këto tregje sensitive, pasi verifikimi i të dhënave për të faktuar se ka abuzime, në shumicën e rasateve është i pamundur, dhe si rezultat edhe masa apo ndëshkime nuk ka. Përveç kontrolleve, verifikimeve në zyrat e kompanive të ndryshme, apo mbledhjes së dëshmive, Biba...